Replikat në Shkodër për përmbytjet/ Rama i përgjigjet Bashës: Krijon panik, erdhi përgjumësh e foli përçart

Replikat në Shkodër për përmbytjet/ Rama i përgjigjet Bashës: Krijon panik, erdhi përgjumësh e foli përçart

Të dy në Shkodër, por në zona të ndryshme të qytetit, kanë replikuar me mënyrën se si po menaxhohet deri më tani gjendja e përmbytjeve dhe çfarë mund të bëhet për të përballuar reshjet e shumta të shiut. Pasi kryedemokrati Basha tha nga Shirgji i Shkodrës, jo për të bërë politikë, por se situate ka mungesë mirëmenaxhimi dhe iu drejtua qeverisë me disa masa urgjente që duhet të marrë, menjëherë kryeministri Rama i është përgjigjur nga Vau i Dejës. Deklaratën e kundërshtarit të tij politik Rama e cilësoi të pavërtetë dhe si dëshpërim politik dhe dëshirë për të përhapur panik.

Deklarata e Ramës:

Halli më i madh i shkondranëve sot është që të mos kenë pasoja nga kaskada për shkak të historisë së hidhur në të kaluarën për shkak të keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes, ajo që ka ndodhur ka qenë kriminale. Çdo lloj fatkeqësie e natyrës, qoftë shiu, Covid, breshër, borë, është e vetmja rrugë për të shfryrë dëshpërimin politik dhe për të krijuar panik, me shpresën që mund të fitohet ndonjë gjë, por në fakt vetëm humbinitet. Por çështje karakteri, karkateret e dobëta që s’bëjnë asgjë tjetër. Por çështje me rëndësi është çfarë kemi në dorë. Dëmet janë krejt minimale, infrasturktra e kullimit ka funksionuar më së miri, e mira s’ka fund. Ka gjëra për të përmirësuar dhe do të vazhojmë siç kemi bërë deri më tani t’i çojmë përpara.

Në statusin e postimit të tij live nga vizita në kaskadë, kreu i qeverisë shtoi:

“Keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy