Një sipërfaqe me më shumë se 3 hektarë ullishte, ferra e shkurre është përfshirë nga flakët në vendin e njohur si Qafa e Lalarit në Fier.
Flakët kanë shpërthyer në brendësi të territorit të mbjellë me ullinj, për t’u përhapur me shpjetësi në të gjithë zonën.
Të favorizuara edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta, banorët e zonës nuk kanë mundur dot flakët, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.
4 automjete të Fierit dhe Patosit si dhe efektivë të këtyre reparteve kanë punuar për shuarjen e flakëve, të cilat janë vendosur nën kontroll pas rreth 2 orësh.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së flakëve, ndërsa dyshohet se pakujdesia mund të ketë sjellë përhapjen e tyre dhe djegien e qindra rrënjëve ullinj.



