Në faljet e xhamive bie në sy prezenca e shumë të rinjve që ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tyre I janë përkushtuar besimit ndaj Allahut dhe profetit Muhamed.
Këta djem të cilët po shkojnë për të falur namazin na thonë arsyet pse janë bërë besimtarë të devotshëm myslimanë dhe çfarë i tërheq tek feja islame.
Nuk mungojnë edhe të rinj të cilët nuk e kanë përfunduar ende shkollën 9-vjeçare apo gjimnazin, teksa zbulojnë se për fenë mësojnë edhe në shkolla nga mësuesit e tyre.
MCN u interesua pranë shkollave të këtyre nxënësve Bajram Curri dhe Ramazan jarani në kryeqytet, Një prej prindërve na e konfirmon se nxënësit nxiteen nga mësuesit të shkojnë në xhami, ndërsa të tjerë thonë se nuk kanë dijeni.
Drejtori i shkollës 9-vjeçare Bajram Curri, Genci Mosho në një prononcim për MCN nuk mohoi rastet, por tha se s’ka nisur asnjë hetim administrativ, pasi nuk ka patur dijeni për mësuesit.
Drejtori i shkollës 9-vjeçare Bajram Curri, Genci Mosho, thotë:
Që të bëjë personeli, të bëjë propagandë fetare? Absolutisht, absolutisht jo, nuk lejohet propaganda fetare nëpër shkolla. Janë vendet e kultit ku ti shkon pas orës së mësimit dhe praktikohesh, kushdoqoftë.
Për shembull, unë kam mësues që kanë agjëruar gjatë gjithë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Nuk shkojmë në detyrim, karshi njëri-tjetrit, aq më tepër tek fëmijët.
Propagandë fetare të drejtpërdrejtë nuk ka pasur, tentativat janë me anë të, se s'po më vjen fjala, të imazhit.
Unë nuk mund të bëj hetim administrativ unë kur nuk kam patur raste të tilla.
As nuk lejohet, as nuk ndalohet, në kuptimin vulgar të fjalës, domethënë në ashpërsinë e ndalesës.
Teza e mësimit të historisë së feve në shkollat shqiptare nuk është e re. Në vitin 2016, kryeministri Edi Rama hodhi një propozim për studimin e historisë së fesë në shkolla, nëpërmjet një programi që sipas tij nuk do të prekte laicitetin. Ku programi që u përgatitej në bashkëpunim me Observatorin e Laicitetit në Paris, por nuk u vendos asnjëherë në zbatim.



