Shtyhet projektligji për lojërat e fatit, Soko: Do kthehet në komision, mund të dalë me dy variante (VIDEO)

Shtyhet projektligji për lojërat e fatit, Soko: Do kthehet në komision, mund të dalë me dy variante (VIDEO)

Me kërkesë të grupit të PS mazhoranca u tërhoq nga votimi në seancën e sotme të projektligjit për Lojërat e Fatit.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se qeveria e ka marrë si hap pasi drafti që ata kanë çuar është ndryshuar në komisionin e Ekonomisë.

Duke vijuar më tej, Soko tha se projektligji  do të kthehet në komision dhe mund të dalë me dy variante.

Qeveria dhe komisioni, të dyja janë të PS, nuk po gjejnë gjuhën për një pikë kaq të zgjidhshme lehtësisht. Sot po zihemi kush do marrë lekët që do prodhohen nesër.  Edhe sot, këto ditë këto lekë nuk do i kemi. Po zihen kush do i marrë këto lekë, në fund, po zihen për ca lekë që nuk i kanë. Duhet të futet ligji në fuqi. Po e vonojnë ligjin duke ia lënë miqve të tyre, mos mendoni se është kot. Ata që kanë votuar pro propozimit, nuk besoj se kanë pasur problemin e konfliktit të interesit. Nuk e kanë pasur konflikt kur u trajtua ligji për inceneratorin apo teatrin. Ishin po këta deputetë.

I lënë lekët, vazhdojnë lekët shkojnë aty ke vendi. Vazhdojnë bastet. 1 miliard euro në vit prodhohen sot nga bastet. Me këtë veprim favorizojnë këtë proces.

Nëse fondet do të jenë të destinuara për sport, dy ombrella ka sporti në Shqipëri, një që është FSHF dhe KOKSH. Çdo sport që të muund të zhvillohet do gjendet në këto  ombrella. Të gjitha fondet që do shkojnë për sportin do të kalojnë në ca organizata që janë tek këto të dyja.

Konflikt është kur ke 10 organizata dhe ke lënë vetëm dy. Më duket i stisur si debat.

Qeveria e ka tërhequr se propozimi i Braçes ka qenë kundër qeverisë. Qeveria e ka ndëmarrë si hap se drafti që kanë çuar ata qenka ndryshuar në komision. Besoj kjo ka qen= arsyeja.

Fuqinë e vetme për të tërhequr një ligj 4 minutat e fundit e ka vetëm Edi Rama. Kjo është aksiomë.

Besoj se do kthehet në komision, ose do dalë me dy variante. Ose do të dalë me dy variante dhe do të votohet në seancë se kush do shkojë para. Do të jetë varianti i komisionit me këto dy institucionet jashtë listës administruese të fondit që do të jetë dhe varianti tjetër me këto dy institucione brende. Në parlament çohet ligji dhe ngrihet një deputet dhe thotë kam propozim për të ndryshuar një ligj. Kryeparlamentarja është e detyruar ta reflektojë në seancë propozimin dhe të paraqesë variantet, seanca do ta ndajë.  

E ka gjetur gafil grupin, nuk e ka përgatitur për këtë skenar prandaj e ka shtyrë.

Nuk është se propozimi ndryshon diçka, në vetvete propozimi është nul. Krijon të njëjtin gravitet, dhe duke i pasur të dyja, dhe duke mos pasur asnjë.

Nuk besoj se e ka bërë bota e sportit se ata e dinë me qenë apo jo në komision, fondi që do shkojë për sportin do të shkojë tek një nga ombrellat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy