Pedofilia, pas hekurave ish-zyrtari i lartë i Vatikanit

Pedofilia, pas hekurave ish-zyrtari i lartë i Vatikanit

George Pell shkon në burg. Ish-zyrtari i lartë i Vatikanit i është refuzuar kërkesa për lirim me kusht.

Pell u shpall fajtor nga një gjykatë në Melburn për abuzim seksual me të mitur gjatë kohës kur kryente shërbesat fetare. Gjykata i dha të drejtë një 35-vjeçari, i cili e ka akuzuar Pell për abuzim seksual kur ishte 13 vjeç, pjesë e korit të kishës, ndërsa ai ishte arqipeshkv i Melburnit.

Vetë Pell e ka apeluar vendimin, ndërsa ai ka humbur të gjitha funksionet si klerik. Që prej mbrëmjes së të martës, Pell mbahet i burgosur në Assessement Prison në Melburn, në oritje të seancës së radhës, që është parashikuar më 13 mars.

Pell është figura më e lartë në Vatikan që shpallet fajtor për abuzimin seksual të të miturve. Ai ka mbajtur më parë detyrën e kryefinancierit të Selisë së Shenjtë, një nga 3 postet më të larta në Vatikan. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy