"Njeriu është fajtori kryesor për ndryshimet klimatike"

"Njeriu është fajtori kryesor për ndryshimet klimatike"

Njeriu është fajtori kryesor për ndryshimet klimatike dhe për rritjen e temperaturës globale, që ka filluar në fillim të këtij shekulli, thuhet në raportin e përpiluar nga 13 agjenci federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti thotë se temperatura mesatare e ajrit në 115 vitet e fundit, 1901-2016 është rritur me 1 gradë celsius, që është periudha më e ngrohtë në historinë moderne.

Ndërkohë, tre vitet e fundit, janë shënuar si vitet më të nxehta të regjistruara në histori, thuhet në raport i cili alarmon se trendi i rritjes mund të vazhdojë. "Ky vlerësim është i bazuar në prova të gjëra të cilat flasin se aktiviteti njerëzor, në veçanti emetimi i gazrave serë, janë shkaku kryesor i ngrohjes së regjistruar nga mesi i shekullit të 20-të e këtej”, theksohet në raport.

Raporti i titulluar “Raporti Special i Shkencës Klimatike”, është përgatitur nga përfaqësues të Departamentit të Mbrojtjes, Energjisë, Tregtisë, Bujqësisë, Transportit, NASA dhe Agjencisë për Mbrojtje të Ambientit.

Gjetjet e agjencive qeveritare dhe vlerësimet e tyre janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili më 1 qershor, pezulloi nënshkrimin amerikan nga marrëveshja historike për klimën të nënshkruar në Paris nga 195 shtete. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy