
Në dyqanet e Gazës ka mbetur ushqim i mjaftueshëm vetëm për 4-5 ditë të tjera, njoftoi ditën e sotme Organizata e Kombeve të Bashkuara.
“Në dyqane, rezervat e ushqimit janë për disa ditë, ndoshta katër ose pesë”, tha zëdhënësi i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), Abeer Etefa, duke iu referuar Gazës.
Gjithçka në një video-konferencë nga Kajro gjatë një konference për mediat në Gjenevë.
Ndërkohë zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të martën se rrethimi i Gazës nga Izraeli dhe urdhri për evakuimin e tij mund të përbëjë krimin ndërkombëtar të transferimit të dhunshëm të civilëve.
Termi “transferim i dhunshëm” përshkruan zhvendosjen e detyruar të popullatës civile dhe është një krim kundër njerëzimit i dënueshëm nga gjykata ndërkombëtare penale.



