Bardhi: Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave për llogari të regjimit Rama-Doshi

Bardhi: Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave për llogari të regjimit Rama-Doshi

Pas arrestimit të sotëm nga policia të një personi, punonjës i Bashkisë së Tiranës, si organizator i një grupi të trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër, ka ardhur edhe reagimi i PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaron se personi i arrestuar nga policia është punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së.

Sipas Bardhit, ky është kriminalizimi i politikës dhe kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit.

Reagimi i Bardhit

Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së. Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy