Ngërçi me pronat e komuniteteve fetare (VIDEO)

Ngërçi me pronat e komuniteteve fetare (VIDEO)

Prej 30 vitesh në Shqipëri, problem me kthim/kompesimin e pronave  të komuniteteve fetare mbetet një çëshje e pazgjidhur. Edhe në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të shtetit theksohej se “Korrupsioni, mungesa e njohurive për kompetencat dhe juridiksionin mbi çështjet e prone si dhe ngarkesat e mëdha në sistemin gjyqësor, penguan komunitetet fetare të kërkojnë pronën e tyre. Specialisti pranë Drejtorisë së Pronave në Komunitetin Musliman, Bujar Riska, thotë se mania e ndërtimeve ka bërë që shumë prona të KMSH-së të zaptohen nga persona të tjerë.

“Në përgjithësi KMSH pronat i ka në qëndrat qytetesh, ndër to Tirana është shumë problematike ku edhe tendenca për ndërtime është aktuale. Për këtë arsye pjesa e dosjes së tiranës është dhe emergjente por edhe dhënia e lejeve në tokat e KMSH për ne është  problematike", thotë Riska

Ndërsa përgjegjësi i zyrës së shtypit në Kishën Ortodokse, Thoma Dhima, na tregon se konfliktet për pronat janë të natyrave të ndryshme, duke përfshirë mosmarrëveshjet si me shtetin, ashtu edhe me privatët. 

"Marrim problemin e kishave monument, janë si pronësi e shtetit. Kur janë prona të kishës që janë grabitur nga regjimi komunist duhen të kthehen. Gjiri i Kakomesë ka një manastir ka dhe dy kisha të vogla, sepse këto dy kisha nuk njihen dhe ka qenë në pjesën më të madhe pronë e kishës, sot nuk ekzistojnë dokumente. Dhe diskutohet mes kishës dhe fshatarëve, kur pronari ka qenë dikush tjetër. P.sh marrim Himarën, si Livadhi si një pjesë e Potamit ka pasur kisha dhe kanë qenë prona të kishës, aty janë ngritur resorte, hotele etj”.

Edhe kisha katolike ka pretendimin se kthimi fizik i pronave të saj është zvarritur si proces për shkak të burokracive të institucioneve.

Pjesa më e madhe e pronave që Kisha Katolike ka patur nuk janë kthyer për arsye të ndryshme si: skadim afati kohor të parashikuar në ligj në paraqitje dokumentesh, mospranim dokumentesh të paraqituara pranë këtyre organeve për arsye se nuk janë konform legjislacionit; për një periudhë kohore nuk kanë funksionuar edhe organet shtetërore për t'i trajtuar praktikat e depozituara”. 

Por si përkthehet kjo nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës?
"Në shumicën e rasteve bashkësitë fetare kanë ndërtuar objektet e tyre edhe ose pa leje, por I kanë ndërtuar në troje në pronësi të tyre ndërsa për pjesën e objekteve që janë ndërtuar nga persona të tjerë të cilët kanë zënë troje të bashkësive fetare me legalizmin e këtyre objekteve ne ndërmarrim procedurat e menjëhershme për kompesimin e trojeve në favor të bashkësive fetare duke kryer kompesimin me vlerën e kompesimit të tregut", thotë Eglantina Frroku nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës

"Nuk mund të trajtohen në objektet veçnga pronat fizike sepse gjëja kryesore që duhet të keni parasysh është që komunitetet fetare, kanë pasur shumë prona toka, pyje kullota të cilat nuk janë kthyer. Deri më tani është folur për objektet, është folur për kishat fizikisht ku bëhen shërbesat”, shprehet Thoma Dhima. 

Por a do të shkojnë edhe komunitetet fetare në Strasburg për t’i dhënë zgjidhje problemit me pronat.

“Nuk e di nëse do të ndiqet deri në Strasburg sepse kisha ashtu si dhe komunitetet fetare po ndjek të gjtihë rrugët ligjore të shtetit shqiptar”, thotë Thoma Dhima. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy