“Vjosa, Park Kombëtar”, Meta: Shqiptarët të solidarizohen

“Vjosa, Park Kombëtar”, Meta: Shqiptarët të solidarizohen

Presidenti Ilir Meta kujton Ditën Botërore të Ujit, ku në një mesazh në “Facebook” inkurajon të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.

Kreu i Shtetit thekson se Vjosa është përgjegjësia jonë dhe duhet ta mbrojmë atë nga çdo projekt shkatërrimtar.

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.

Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë, por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës, me thirrjen që buçet nga lumi: Vjosa park kombëtar tani!”, shkruan Meta.

Më tej ai thekson se Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane. Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, “i nxit të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve. E duam vjosën dhe do ta mbrojmë”.

May be an image of ambiente të jashtme

May be an image of monument dhe ambiente të jashtme

May be an image of monument, ambiente të jashtme dhe text that says 'NATIONALPARY NOW'

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy