Me mandatin e dytë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara po distancohen progresivisht nga disa aleatë dhe "po divorcohen” nga rregullat ndërkombëtare.
Kështu tha Presidenti francez Emmanuel Macron në fjalimin e tij vjetor drejtuar ambasadorëve.
Presidenti i Pallatit Élysée foli për një formë agresioni neokolonial gjithnjë e më të pranishme në marrëdhëniet diplomatike.
"Institucionet e multilateralizmit po funksionojnë gjithnjë e më pak në mënyrë efektive", shtoi Macron.



