Kurti dhe Vuçiç takohen pas një viti, Scholz ul liderët në tryezën e bisedimeve

Kurti dhe Vuçiç takohen pas një viti, Scholz ul liderët në tryezën e bisedimeve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të rikthehen në tryezën e bisedimeve, afro 1 vite pas takimit të korrikut të kaluar. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i BE për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Ai bën me dije se i dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj, ku do të takohet edhe me Vuçiçin dhe Kurtin.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka ftuar presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti në vizita të posaçme bilaterale në Berlin, më 4 maj. Me ftesë të kancelarit Scholz, edhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj për t’u takuar së pari me kancelarin, e pastaj edhe në një takim informal me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy