Një 27-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Burimet bënë të ditur për MCN TV se gjendja e të riut është e rëndë.
Ai po kurohej në shtëpi nga koronavirusi, por kishte shkuar së bashku me të atin për të bërë analizat. Në një moment i ka shpëtuar këtij të fundit nga vëmendja dhe është hedhur nga kati i tretë i spitalit.
Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid.



