“Vaksinimi masiv” me një infermiere në Qendrën Shëndetësore nr.1 në Tiranë

“Vaksinimi masiv” me një infermiere në Qendrën Shëndetësore nr.1 në Tiranë

Me rritjen e numrit të të interesuarve për të marrë vaksinën Pfizer, është rritur edhe fluksi nëpër qendrat shëndetësore, kryesisht e të rinjve.

Në një vëzhgim të MCN TV, sot në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë, mësuam se ka deri në 200 të interesuar ditorë për vaksinim me Pfizer Biontech, përderisa radhët e qytetarëve shtojnë orët e pritjes.

Në këtë qendër shëndetësore, operojnë me vetëm një infermiere për vaksinim, që e pamundëson shpejtësinë e procesit të vaksinimit. Shkas për këtë, sipas informacioneve tona, janë marrja e pushimeve të infermierëve dhe moszëvendësimi me të tjerë, për faktin se sipas tyre, ky fluks ka ardhur vetëm javën e fundit, pas interesimit për këtë lloj vaksine.

Me gjithë këtë, radhët e gjata dhe pritjet mbi katër orëshe për të marrë vaksinën, nuk justifikohen me numrin e paktë të infermierëve edhe pse në kohë pushimesh, sepse si e tillë nuk do të duhet të emërtohej si “vaksinim masiv” me vetëm një infermiere.

Deri në kohën kur Ministria e Shëndetësisë do të përshpejtoj zgjidhjen e këtij problemi, pamjet e radhëve të gjata në këto qendra shëndetësore, me gjasë do të vazhdojmë ti shohim çdo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy