Kontejneri i bllokuar u zhduk nga porti i Durrësit, dyshohet se u imbarkua gabimisht drejt Greqisë (VIDEO)

Kontejneri i bllokuar u zhduk nga porti i Durrësit, dyshohet se u imbarkua gabimisht drejt Greqisë (VIDEO)

Një kontejner me mallra të bllokuar rezultoi se mungonte në portin e Durrësit, i cili është pikasur nga autoritetet doganore më 9 prill.

 

Dyshohet se kontejneri duke u menduar i boshatisur, është imbarkuar gabimisht drejt portit të Pireut, në Greqi.

 

Gazetarja Ervina Garo raportoi për “MCN Live” se kontejneri ndodhej në zonën e monitorimit, aty ku grumbulloheshin mallrat e bllokuar për prekje të pronësisë intelektuale, që mund të ishin të falsifikuara, veshje, atlete, kufje etj.

 

Duke qenë se në vijimësi ishte monitoruar ky kontejner në zonën e verifikimit, për të vërtetuar nëse ishin mallra origjinalë apo të falsifikuar, pikërisht në 9 prill, agjentët e doganës dhe antikontrabandës do të kontrollonin të njëjtin kontejner dhe vunë re mungesën e kontejnerit në zonën e monitorimit. 

 

Doganat iu drejtuan Autoritetit Portual Durrës, pasi prej një viti terminali i kontejnerëve është nën monitorim e Autoritetit Porutal Durrës. Dyshohet se kontejneri u imbarkua gabimisht drejt portit të Pireut, duke u ngatërruar me kontejner të boshatisur. 

 

Pas ndërveprimit, kontejneri u rikthye në portin e Durrësit. Ndërkohë pritet nëse do të ketë përgjegjësi disiplinore, nëse ka përgjegjës doganorë apo jo. Prokuroria ka kërkuar kamerat e sigurisë nga Autoriteti Portual Durrës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy