Ministria e Financave kërkon hetim për drejtorin e Tatimeve në Kukës, u bë pjesë e fushatës

Ministria e Financave kërkon hetim për drejtorin e Tatimeve në Kukës, u bë pjesë e fushatës

Ministria e Financave ka kërkuar nga Prokuroria hetim për Drejtorin Rajonal të Tatimeve në Kukës, Albert Halilaj, për dyshimet se është bërë pjesë e fushatës elektorale.

Në një njoftim të Ministrisë së Financave thuhet seky institucion ka informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin, e z. Albert Halilaj, drejtor Rajonal i Tatimeve në Kukës. Nisur nga informacionet, Z. Halilaj, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.

Nisur nga ky rast, Ministria e Financave thotë se kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi.

“Ministria e Financave përfiton nga rasti t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake. Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber)”, mbyllet njoftimi i ministrisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy