Pandemia ngadalësoi ekonomitë, por jo shpyllëzimin

Pandemia ngadalësoi ekonomitë, por jo shpyllëzimin

Edhe pse pandemia frenoi rritjen ekonomike, përgjatë vitit të fundit shkatërrimi i pyjeve nuk u ndal.

Humbja e pemëve në zonat më kritike tropikale u rrit 12% në vitin 2020 në krahasim me një vit më parë. Të dhënat u bënë publike sot nga Global Forest Watch, një iniciativë e udhëhequr nga Instituti Botëror i Burimeve.

Ky shpyllëzim kontribuoi me 2.6 miliardë tonë metrikë dioksid karboni, ndryshe ndotja që shkaktojnë në një vit 570 milionë makina.

Viti 2020 është i treti në listën e viteve më dëmet më të mëdha në pyje që nga viti 2002. Shtatë vjet më parë, shpresat për të përgjysmuar shpyllëzimin ishin të mëdha. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara mblodhi diplomatët, udhëheqësit e biznesit dhe aktivistët në samitin e klimës në 2014, ku shumica ranë dakord për një objektiv të tillë. Dështimi për ta përmbushur atë, apo edhe për ta afruar, vjen në një kohë kur presioni i përgjithshëm për të ulur emetimet e CO2 është rritur në mënyrë dramatike.

Dhjetra vende dhe qindra biznese po përpiqen të ulin ndikimin e emetimeve nga të gjitha burimet në zero deri në vitin 2050, në përputhje me udhëzimet shkencore që synojnë ndaljen e ngrohjes globale.

Global Forest Watch përdor termin "humbje e pemëve" në vend të "shpyllëzimit" sepse të dhënat përfshijnë pyje natyrore dhe të rritura, dhe gjithashtu numërojnë humbjet nga zjarret. Humbja e pemëve në Brazil u rrit me 25% në vitin 2020 dhe totali prej 1.7 milion hektarësh (rreth 6,600 milje katrore) ishte tre herë më i madh se kontribuuesi i dytë më i madh, Republika Demokratike e Kongos.

Rezultatet e vitit 2020 tregojnë edhe arritje. Indonezia e reduktoi shkallën e humbjes së pyjeve përgjatë 4 viteve të fundit. Po ashtu, edhe Malajzia ka një normë në rënie të humbjeve që nga 2015.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy