Zbulohet “shtëpia e barit” në Mamurras, në pranga një person/ Emri

Zbulohet “shtëpia e barit” në Mamurras, në pranga një person/ Emri

“Light” u kodua një operacion i policisë së Kurbinit gjatë të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, duke u vënë në pranga një person.

Pas një hetimi proaktiv disajavor, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor antikanabis të koduar “Light”, si rezultat i të cilit është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë Ylli Tafa, 29 vjeç, banues në lagjen “Drita”, Mamurras, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës së 29-vjeçarit që e kishte përshtatur si magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 57 kg bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje. Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së Tafës.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy