Miratohet Komisioni i Reformës Zgjedhore, shtohet edhe me dy anëtarë

Miratohet Komisioni i Reformës Zgjedhore, shtohet edhe me dy anëtarë

Parlamenti miratoi sot përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Për këtë komision u dhanë 90 vota pro të maxhorancës dhe opozitës së re, ndërkohë që mori dhe një votë kundër dhe një abstenim nga deputetët e rinj.

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari si bashkëkryetar.

Ndërkohë që këtij komisioni i janë shtuar dy pjestarë të rinj, pra nga 10 anëtar siç ishte parashikuar në fillim, sot është bërë me 12 anëtarë.

Gjatë kësaj senace, deputetja Rudina Hajdari tha se opozita e re ka arritur një sukses, pasi ka futur në axhendën e këtij komisioni, ndryshimin e sistemit elektoral, kurse Taulant Balla u shpreh se PS do të ketë një kusht të vetëm në punën e këtij komisioni, atë të përfshirjes në diskutim të votës së emigrantëve.

Anëtarët e Komisionit:

PARTIA SOCIALISTE

Damian Gjiknuri Bashkëkryetar

Bashkim Fino Anëtar

Alket Hyseni Anëtar

Klotilda Ferhati Anëtar

Blerina Gjylameti Anëtar

Vasilika Hysi, Anëtare

GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT

Rudina Hajdari, Bashkëkryetar

Mylym Murrizi Anëtar

Andi Përmeti Anëtar

Korab Lita, Anëtar

GRUPI PARLAMENTAR I PAVARUR

Nimet Musai Anëtar

Ralf Gjoni Anëtar

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy