
Parlamenti Evropian ka shpallur emergjencën klimatike dhe mjedisore në Evropë dhe në botë, duke i dhënë dritën e gjelbër një rezolute jo-legjislative.
Në këtë mënyrë Parlamenti Evropian rihap sfidën për Komisionin Evropian që në të ardhmen do të udhëhiqet nga Ursula von der Leyen, e cila nga ana e saj njoftoi se do të vendosë një axhendë të re të gjelbër në tryezë brenda 100 ditëve të para. Teksti kaloi me 429 vota pro, 225 kundër dhe 19 abstenime. Në funksion të COP25, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës që do të mbahet nga 2 deri më 13 dhjetor në Madrid, Parlamenti miratoi sot këtë rezolutë, duke i kërkuar siguri Komisionit që të gjitha propozimet përkatëse legjislative dhe buxhetore të jenë plotësisht në përputhje me qëllim kufizimin e ngrohjes globale nën 1.5 gradë.



