Shabani: Morëm 10 mijë vota, me proporcional kombëtar do hynim në Parlament

Shabani: Morëm 10 mijë vota, me proporcional kombëtar do hynim në Parlament

Nisma Thurje ka marrë rreth 10 mijë vota në këto zgjedhje, megjithatë këto nuk i mundësojnë përfaqësimin në Parlament. Në një intervistë në studion e lajmeve në MCN TV, Endri Shabani tha se forca e re politike ka lënë pas parti të krijuara rishtas nga njerëz me disa dekada përvojë në politikë.

 

Kemi marrë rreth 10 mijë vota. Me një sistem proporcional kombëtar siç e kemi kërkuar sot do të ishim të përfaqësuar në Parlament. Pano Soko, i pari i listës, do të ishte në Parlament. Është një rezultat shumë i mirë duke pasur parasysh që kemi lënë pas forca të krijuara nga njerëz që kanë pasur pushtet prej 30 vitesh.

Në pikëpamjen e asaj që duhej të arrinim, jemi larg. As ne, as votuesit nuk besonim që do të rrëzonim Edi Ramën. Ne kemi një ofertë më të mirë politike se Tom Doshi, por me më pak burime financiare. Ne duhet të punojmë më shumë, por edhe të emancipojmë një pjesë të elektoratit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy