SHBA-të tërhiqen nga pakti i OKB-së për emigrantët

SHBA-të tërhiqen nga pakti i OKB-së për emigrantët

SHBA-të braktisin Paktin Botëror për Emigracionin, një marrëveshje e bazuar në Deklaratën e Nju-Jorkut mbi emigrantët dhe e aprovuar në unanimitet në shtator të vitit të shkuar nga 193 vende të OKB-së. Lajmi për këtë zhvillim erdhi mbrëmjen e vonë të së shtunës nga ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, e cila shpjegoi se “vendimet për emigrantët duhen marrë nga amerikanët dhe vetëm nga ata”.

Sipas diplomates amerikane, Deklarata e Nju-Jorkut mbi të cilën bazohet Pakti Ndërkombëtar për Emigracionin, “përmban disa dispozita të papërputhshme me politikat amerikane për emigrantët dhe refugjatët si edhe me principet e administratës Trump mbi këtë çështje”.

“Për pasojë, presidenti Trump ka vendosur të ndërpresë pjesëmarrjen e SHBA-ve në përgatitjet për Paktin që synon të arrijë konsensusin e OKB-së në vititn 2018. SHBA-të janë krenare për paraardhësit e tyre kur është fjala për emigracionin dhe për  lidershipin e tyre në mbështetjen e popullatave që emigrojnë, por Deklarata e Nju-Jorkut nuk përputhet me politikën amerikane”, thuhet në deklaratën e diplomates.

Në shtator të vitit të shkuar, 193 vende të OKB-së firmosën Deklaratën e Nju-Jorkut mbi refugjatët, me synimin për të përmirësuar politikat migratore. Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët propozoi një pak botëror, nga i cili tashmë SHBA-të janë tërhequr. / Corriere della Sera / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy