Kontroll lokalit të natës, 7 të arrestuar në Korçë, mes tyre edhe pronari

Kontroll lokalit të natës, 7 të arrestuar në Korçë, mes tyre edhe pronari

Shtatë persona u vunë në pranga nga policia e Korçës gjatë një operacioni të kryer në një lokal nate. Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokalin e ndodhur në kilometrin e parë të aksit Korçë-Dishnicë u gjetën doza kokaine dhe kanabisi. Mes të arrestuarve është edhe pronari i lokalit.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe falë një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor, ku si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm :

Armando Kokot, 18 vjeç, · Mario Kokot, 22 vjeç, (vëllezër)

Leodin Rungo, 37 vjeç,

 Johan Mukollari, 42 vjeç,

 Agron Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim ” Më datë 21.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live, me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.

Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve : ·

Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali si i dyshuar për konsumim të veprës penale: “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Si dhe truprojes të sigurisë në këtë lokal shtetasit :

Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale : “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” pasi dyshohet se ky i fundit ka njoftuar shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike . Po në lidhje me këtë rast, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik-Financiar, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :

E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) për veprat penale: “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” pasi rezulton se në këtë lokal, kjo shtetase nuk lëshonte kupon tatimor për klientët , si edhe kishte punësuar dy punonjës të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore. Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy