Mësuesi që u akuzua se ngacmonte vajzat e shkollës 9-vjeçare në Kashar u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Hasan Martani mohoi akuzat për ngacmime seksuale ndaj një vajze 14 vjeç, por togat e zeza vendosën ta linin në burg deri në mbarimin e hetimeve.



