
Ofensiva e Turqisë kundër forcave kurde në veri të Sirisë mund të fillojë “nesër, javën e ardhshme ose në çdo kohë”.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Presidentit turk Recep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, raporton Haberturk.
Prej më shumë se një javë, Ankaraja ka nisur një operacion ushtarak kundër forcave kurde në Siri dhe Irak, por, tani për tani, vetëm me sulme ajrore dhe artileri të gjuajtura nga territori turk.
Erdogan përmendi mundësinë e një ndërhyrjeje në të ardhmen edhe me ushtarë dhe tanke.



