Fshehu kokainën në lavatriçe dhe e vuri në punë, gruaja në Lezhë u informua për operacionin

Fshehu kokainën në lavatriçe dhe e vuri në punë, gruaja në Lezhë u informua për operacionin

Policia e Lezhës finalizoi mëngjesin e sotëm operacionin “Stacioni”, ndërsa arriti të gjentë një sasi të konsiderueshme kokainë. Në pranga ra shtetasja Vera Preka, ndërsa në kërkim u shpall ish-burri i saj. Sipas informacioneve të marra nga Policia, mësohet se këta të fundit kishin informacion të mjaftueshëm se në servisin e përshtatur si dhomë banimi nga 50-vjeçarja, përpunohej dhe tregtohej lëndë narkotike.

Servisi ishte në pronësi të shtetasit Dodë Markvukaj, ish burri i 50-vjeçares së arrestuar. Pas informacioneve, policia vendos të ushtrojë kontroll në shtëpizën e Vera Prekës, kjo e fundit rezulton e ndarë nga bashkëshorti. Gjatë kontrollit, efektivët e antidrogës në Lezhë, arritën të gjenin kokainën e fshehur në lavatriçe, e cila atë moment ishte duke punuar. Kjo oshte bërë që policët të mos dyshonin në atë vend e most ë kryenin kontroll. Burimet nga policia thonë se fshehja e kokainës është bërë nga shtetasja Vera Preka, ndërsa kjo e fundit dyshohet të kishte marrë sinjalizime për operacionin që po zhvillohej nga policia.

Policia nuk e ka gjetur në banesë të dyshuarin Dode Markvukaj edhe pse ai ishte në “arrest shtëpie” për të njëjtën vepër penale të kryer më herët. Dyshimet e para janë se çifti i ish-bashkëshortëve përdorte servisin për shpërndarje narkotikësh në sasi të vogla, ndaj dhe vijojnë hetimet për të zbardhur emra të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy