150 milionë euro të tjera gjobë për shqiptarët? Tomorri: Nuk marrim vesh asgjë derisa çështjet mbijnë në Arbitrazh

150 milionë euro të tjera gjobë për shqiptarët? Tomorri: Nuk marrim vesh asgjë derisa çështjet mbijnë në Arbitrazh

Një kompani austriake ka çuar në arbitrazh Shqipërinë për projektin e ndërtimit të një TEC-i me gaz në Korçë. Një fakt i tillë u zbulua vetëm tre ditë më parë, kur Avokatura e Shtetit hapi garën për të përzgjedhur studion ligjore që do të përfaqësojë qeverinë shqiptare në këtë proces. Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari Klodian Tomorri tha se Avokatura e Shtetit është një nga institucionet më jotransparente dhe këtë e konfirmon rasti në fjalë, i cili nëse humbet nga pala shqiptare, do t’u kushtojë taksapaguesve plot 150 milionë euro të tjera.

Do të ndërtohej një TEC në Korçë, që do të shfrytëzonte gazin nga TAP për të prodhuar energji elektrike për Shqipërinë. Propozimi ka mbërritur në 2017-2018. Qeveria e pranoi sepse iu duke me interes. Por ministria e Mjedisit refuzoi lejen për shkak të impaktit mjedisor.

Ka qenë projekt me transparencë të munguar. Nuk ka qenë publik. Pasi u zbuluan disa detaje të shkëputura të projektit pati reagime nga qytetarët. PD e cilësoi përbindësh ekologjik. Mesa duket ka pasur një tërheqje të qeverisë. Arsyen nuk e dimë.

Nuk e dimë cilat janë pretendimet e kompanisë austriake në raport me qeverinë shqiptare. Dhoma e tregtisë së arbitrazhit nuk i bën publike rastet. U publikua vetëm kur u kërkua studio ligjore që të mbrojë Shqipërinë. Avokatura e Shtetit është një nga institucionet më jotransparente që ka shteti shqiptar. Kur merren vendime, nuk kemi informacion publik që t’u komunikohet qytetarëve. Ligji e detyron Avokaturën e Shtetit të bëjë publike çështje për të cilat shteti është në arbitrazh. Çfarë rrezikon Shqipëria, nuk mund ta themi me saktësi. Është një rrezik potencial. Kemi disa çështje të mëdha, kemi koncesionin me Kurum për portin e Durrësit, koncesionin për parkun e Akërnisë dhe kemi tani një çështje të re. Ne nuk marrin vesh çfarë ndodh derisa këto mbijnë në arbitrazh.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy