
Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pas sulmeve të shumta që goditën qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv të hënën, tha të martën Oleh Syniehubov, kreu i administratës rajonale të Kharkiv.
Syniehubov tha se ishin 65 raste të bombardimeve kundër qytetit vetëm të hënën. Ai tha se luftimet po vazhdonin në Izium, Balaklia dhe Dergachi, tre qytete në rajonin e Kharkiv.
Ndërkohë, 600 ndërtesa banimi në qytet janë shkatërruar nga sulmet ruse që nga fillimi i luftës, tha të hënën kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov, duke shtuar se shtëpitë nuk mund të riparohen.
Njerëzit në fakt humbën shtëpitë e tyre. Pesëdhjetë shkolla dhe një numër institucionesh mjekësore, duke përfshirë spitalet e lindjes, u bombarduan gjithashtu në Kharkiv.
Diku tjetër, Volodymyr Matsokin, nënkryetari i bashkisë së Izium, tha se qyteti i tij ka qenë "nën rrethim për dy javë, pa ujë, pa energji elektrike, ngrohje, ushqim, ilaçe, komunikim".
Situata nuk është më e mirë se sa në Mariupol. Kemi marrë informacione se ata që i mbijetuan granatimeve po vdesin nga sëmundjet dhe mungesa e ilaçeve. Nuk ka njeri që t'i varros të vdekurit. Qyteti ka nevojë urgjente për ndihmë humanitare.



