Kosova ka regjsitruar 264 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 990 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë gjithashtu se 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që 1.262 që prej fillimit të pandemisë.
Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.



