Pas të birit, persona të maskuar ekzekutuan Gjovalin Prendin në lokalin në Lezhë/ Si ndodhi krimi (VIDEO)

Pas të birit, persona të maskuar ekzekutuan Gjovalin Prendin në lokalin në Lezhë/ Si ndodhi krimi (VIDEO)

Ekzekutimi me armë zjarri i 64-vjeçarit Gjovalin Prendi në fshatin Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes, dyshohet të ketë lidhje me hakmarrjen.

Gazetari Jul Simoni raportoi për “MCN Live” se autorët e ngjarjes kanë qenë katër persona të cilët kanë lëvizur me një automjet tip fuoristradë “Porche”, ku dy prej tyre të cilët kanë qenë të maskuar, kanë zbritur nga mjeti dhe kanë hyrë në lokalin e viktimës duke shkrepur breshëri të shtënash.

Drupal Ad

Pas ekzekutimit autorët janë larguar më pas drejt urës së Matit. Në lokal në momentin e ngjarjes ka pasur dhe persona të tjerë, të cilët kanë shpëtuar për mrekulli.

Gjovalin Prendi rezulton të jetë babai i Roan Brahimit i njohur edhe si Sidorel Prendi, të vrarë në muajin maj të vitit 2024 në një atentat mafioz ne Athinë, në maj të vitit 2024.

Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi dyshohet se djali i Gjovalin Prendit ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Aktualisht ka prezencë të madhe policore në zonë, dhe po kontrollohet për gjetjen e ndonjë gjurme.

Deri në këto momente në zonën e Lezhës nuk është gjetur ndonjë automjet i djegur siç ndodh shpesh pas krimeve, por autorët janë larguar pa patur nevojë për të humbur gjurmët.

Mësohet se Gjovalin Prendi i kishte kufizuar lëvizjet që pas vrasjes së të birit, por lokali në pronësi të tij kishte qenë edhe një herë objekt sulmi me të shtëna, tre vite më parë, por nuk kishte persona brenda.

Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit në pronësi të viktimës në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Matit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy