Vrasja e 25-vjeçarit nga efektivi/ PD: Po manipulohet ngjarja

Vrasja e 25-vjeçarit nga efektivi/ PD: Po manipulohet ngjarja

Partia Demokartike ka akuzuar qeverinë dhe policinë se po fshehin provat mbi vrasjen e 25 vjeçarit nga efektivi i policisë.

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj në një dekklaratë për media thekson se Edi Rama ka ndërtuar një qeveri që nuk lufton me bandat, por vendos gjoba.

“Asnjë skenar i sigurimit të shtetit nuk mund të justifikojë ekzekutimin e të riut.” ka deklaruar Alibeaj.

Sipas tij, Prokuroria duhet të kishte marrë masa për të parandaluar manipulimin e provave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

DEKLARATA NGA ENKELEJD ALIBEAJ

30 vjet më parë, si në këtë natë, të rinjtë u ngritën kundër një regjimi që i mbante të izoluar dhe të nënshtruar përmes represionit, dhunës, torturave, frikës, përmdjekjes, burgimit dhe vrasjeve pa gjyq.

30 vjet më pas, me Edi Ramën në krye të qeverisë, asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin e regjimit policor të drejtimit të shtetit.

Në Ditën e Rinisë, një 25 vjeçar u  ekzekutua me plumb në kokë nga regjimi, sepse nuk respektoi orën policore të karantinës. Një i ri që vrapon për t’i shpëtuar gjobës apo sjelljes brutale, që e kemi parë të gjithë në rastin e 15 vjeçarit gjatë karantinës së parë, nuk përbën asnjë rrezik për policinë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, janë njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime të denja për një bandë.

Asnjë skenar i sigurimit të shtetit nuk mund të justifikojë ekzekutimin e të riut.

Prokuroria duhet të kishte marrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes, zbardhjen e të vërtetës sa me shpejt dhe informimin e publikut për ketë ngjarje që ka shokuar të gjithë shoqëinë.

Për këtë akt kriminal të pashembullt duhet drejtësi pa vonesë! Arrestimet sa për sy e faqe, për të mashtruar publikun e revoltuar, shërbejnë vetëm që regjimi i Edi Ramës të blejë kohë.

Policia që vret një të ri në Ditën e Rinisë është modeli më i keq i Policisë së Shtetit. Sot vrasësi i të riut nuk është efektivi i policisë, por Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, me politikën e tyre qeveritare të armiqësimit të Policisë me qytetarët dhe bashkëpunimit të Policisë me bandat.

Është irrituese që, në 8 vite, Edi Rama ndërtoi modelin e Policisë që nuk lufton krimin, por burgos, gjobit dhe vret qytetarët e pambrojtur. Kjo është arsyeja përse Sandër Lleshaj vazhdon të jetë akoma Ministër i Brendshëm dhe nuk është shkarkuar nga Edi Rama!

Është e paprecedentë që në 8 vite, në vend të komunikatave të përditshme sesa grupe kriminale ka zbuluar dhe arrestuar, Policia e Shtetit flet vetëm për sa gjoba u ka vendosur qytetarëve.

Kjo nuk është arsye se përse ekziston Policia e Shtetit. Kjo është një politikë e gabuar, që e armiqëson Policinë me qytetarët. Prandaj, edhe Edi Rama e mbron Sandër Lleshajn, duke mos e shkarkuar!

Ky është modeli i shtetit policor, i ndërtuar nga Edi Rama. Ky është bërë një model i padurueshëm për qytetarët, që po thonë “mjaft më!

Duhet ndryshim”! Qytetarët meritojnë një qeveri që i trajton me respekt dhe dinjitet shtetasit e vet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy