Mbyllet viti shkollor 2019-2020/ Shahini: Shkollat hapen tre javë vetëm për maturantët, provimet mes datës 8-18 qershor

Mbyllet viti shkollor 2019-2020/ Shahini: Shkollat hapen tre javë vetëm për maturantët, provimet mes datës 8-18 qershor

Viti shkollor 2019-2020 do të mbyllet për shkak të koronavirusit për t'u hapur në shtator.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një komunikim të drejtpërdrejtë deklaroi sot Shkollat do të hapen tre javë vetëm për maturantët, ndërsa të tjerët do të vijojnë nga shtëpia.

“Provimet e klasës së pestë dhe klasës së nëntë do të anulohen. Provimet e klasës së nëntë nuk e kanë të njëjtën peshë si provimet e maturës. Kemi vendosur të marrim këtë vendim.

Në mënyrë që provimi i maturës të jetë sa më i drejtë për maturantët, kemi vendosur të hapim shkollën për nxënësit e klasave të 12-ta për tre javë. 18 maj deri në 5 qershor. Do mbahen leksione vetëm për lëndët e maturës shtetërore.

Për nxënësit e klasës së parë deri në 11-të, mësimi do të zhvillohet nga shtëpia deri në fund të majit”, tha ministrja.

Sipas Shahinit në klasa do të ketë 10 deri në 12 maturantë, maksimumi deri në 15 maturantë por në varësi të hapësirës së klasave.

“Hapja e pjesshmje e shkollave do të bëhet duke zbatuar në mënyrë rigoroze masat higjenosanitare. Për shkak të tërmetit kemi një numër të shkollash të dëmtuara dhe ata kanë kaluar në shkolla me dy turne. Kjo pamundëson higjenizimin.

Ndaj do hapim shkollat vetëm për maturantët. Do respektojmë distancën 2.5 metër mes nxënësve. Do ketë nga 10-12 nxënës në klasë. E deri në 15 në varësi të hapësirës së klasës. Për sigurimin e kësaj hapësire do të përforim dhe disa shkolla 9-vjeçare.

Do të hartohen dhe publikohen listat për nxënësit. Gjithashtu ISHP do të merret me higjenizimin e ambienteve të shkollave.

Kjo rregullore do të përmbyllet nesër ose pasnesër dhe do ti shpërndahet të gjitha bashkive në mënyrë që ato të përgatiten.

Provimet e maturës nuik do të përfshijnë mësimet e marra këto ditë nga shtëpia.

Provimet do tyë zbatohen në datë 8 dhe 18 qershor. Do të ketë lehtësira për realizimin e provimeve por do të ketë zero tolerancë për kopjimin në provim.

Nxënësit e klasave nga 1 deri në 11 do të vazhdojnë mësimin online deri më datë 29 maj. Vlerësimet përfundimtare do të nxirren deri javën e dytë të qershorit”, ka thënë ndër të tjera ministrja e Arsimit Besa Shahini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy