
Fansat e Foo Fighters do të duhet të presin për t'i parë ata të performojnë pa bateristin e tyre të ndjerë Taylor Hawkins.
Një përfaqësues i grupit konfirmoi për “The Post” të enjten se ata "nuk do luajnë në Grammy", siç ishte spekuluar më parë.
Të martën, Foo Fighters ndanë lajmin se turneu i tyre aktual botëror është anuluar pas vdekjes së Hawkins. Ata gjithashtu kishin planifikuar paraprakisht një performancë në Grammy 2022 .
Ndërkohë, ekzekutivi i CBS Jack Sussman i tha Variety në një deklaratë se Akademia e Regjistrimit po planifikon të "nderojë kujtimin e tij në një farë mënyre" gjatë ceremonisë së të dielës.
Ndërkohë nuk është ende e qartë nëse anëtarët e tjerë të grupit do të marrin pjesë në nderimin e Hawkins.
Hawkins ishte 50 vjeç kur vdiq më 27 mars në Bogota, Kolumbi, ku grupi i tij kishte planifikuar të luante një koncert po atë ditë. Autoritetet e Kolumbisë raportuan gjatë fundjavës se muzikantit iu gjetën droga të shumta në sistemin e tij dhe vuante nga një zemër e zmadhuar. Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është përcaktuar.



