Gajda: Shqipëria shtim rastesh të dhunës në familje. Duhet informim dhe edukim (VIDEO)

Gajda: Shqipëria shtim rastesh të dhunës në familje. Duhet informim dhe edukim (VIDEO)

25 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, në një deklaratë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ndau të dhënat për situatën në Shqipëri, rastet kryesore dhe ndërhyrjet e nevojshme për të parandaluar dhunën me bazë gjinore.

Gajda u shpreh se vendi ynë paraqet ende një situatë problematike, që reflektohet më pas brenda familjeve.

Kemi të dhëna që tregojnë rritje të rasteve të dhunës në familje, dhe kjo dhunë në shumicën e rasteve është e adresuar ndaj vajzave dhe grave. 

Fushata e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave synon të ndërgjegjësojë shoqërinë, të minimizojë rastet dhe të ulë shifrat që përsëriten çdo vit.

Instrumentet ligjore janë të shumta, por shpesh nuk rezultojnë aq efikase sa duhet.
Ligji për barazinë gjinore na ka ndihmuar të kuptojmë më mirë ngarkesën e këtij fenomeni.

 Po ashtu, ligji për dhunën në familje përfshin instrumente të shumta, por zbatimi i tyre kërkon më shumë kapacitete dhe bashkëpunim institucional. 

Gajda nënvizoi se lufta kundër dhunës nuk mund të mbështetet vetëm në aspektin penal porse duhet te punohet në më shumë shërbime sociale dhe psikologjike, edukuese dhe informuese. 

Duhet një arsenal i madh shërbimesh, me njerëz të trajnuar, për t’i ardhur në ndihmë viktimave. 

Është e domosdoshme puna njëkohësisht me gratë e dhunuara dhe me fushatat informuese që tregojnë qartë pasojat e dhunës ndaj njeriut.

Eshët mëse i nevojshëm forcimi i strukturave sociale dhe psikologjike në territor, por edhe krijimi i një ambienti social që kontribuon në parandalimin e sjelljeve të dhunshme.

Nuk duhet fokusuar vetëm te burgosja dhe dënimet. 

Duhet t’u kushtojmë vëmendje edhe instrumenteve të tjerë, si strehimi i viktimave, mbështetja psikologjike, parandalimi i konflikteve dhe eliminimi i paradokseve në procedura. 

Elementi informues dhe edukues është esencial. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy