Elvis Shera, konsulent financiar tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se nga pikëpamja infrastrukturore Shqipëria nuk është gati për një ekonomi cashless.
Sipas Sherës, një nga problem që ekziston është dhe siguria kibernetike.
Ekonomia cashless është e pashmangshme. Vetë faktori teknologjik të drejton në këtë lloj ekonomie. Pyetja është si do të shkojmë në atë lloj ekonomie, sa kohë do të duhet dhe me çfarë kostoje. Ka shumë avantazhe sepse lehtëson pagesat, ul kostot. Ka dhe problematikat e veta.
Sa i përket Shqipërisë pyetja është a jemi gati dhe sa jemi gati. Nga pikëpamja e infrastrukturës nuk jemi gati, edhe nga pikëpamja e përfshirjes. Sa persona kanë llogari bankare dhe sa persona kanë akses tek teknologjia dhe arrijnë ta përdorin për të bërë pagesa elektronike. Po të marrim shembull si e tërheqin pensionin të moshuarit, është që kategori që duhet të përjashtohej. Kemi zona që kanë probleme me internetin. Nuk mund të themi që edhe nëse e kemi recetën, se ne nuk kemi nevojë të shpikin asgjë, nga pikëpamja e infrastrukturës nuk jemi gati.
Një nga problemet që shoh, duke imagjinuar që jemi në një ekonomi cashless është problemi i sigurisë kibernetike. Kjo është problem madhor që duhet zgjidhur.



