Pas sulmit me dronë, shpërthen depoja me municione në Krime

Pas sulmit me dronë, shpërthen depoja me municione në Krime

Guvernatori i gadishullit i emëruar nga Moska raportoi për një shpërthim në një depo municionesh në Krime, pas një sulmi ukrainas me dronë, ndërsa urdhëroi evakuimin e banorëve. “Pas sulmit me dronë në rajonin Krasnogvadisky, një shpërthim ndodhi në një depo municionesh”, tha Sergei Aksyonov në një postim në Telegram. Guvernatori tha gjithashtu se kishte urdhëruar evakuimin e banorëve dhe është ndaluar trafiku hekurudhor. Ky sulm vjen pasi një sulmi me dron goditi urën që lidh Krimenë me Rusinë në orët e para të së hënës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një pjesë të strukturës që transportonte trafikun rrugor. Të mërkurën, një depo municioni u godit në lindje të territorit, duke bërë që autoritetet të evakuojnë mijëra njerëz që jetonin aty pranë. Raportet e pakonfirmuara sugjeruan se sulmi mund të ishte kryer duke përdorur një raketë Storm Shadow. Dhe të enjten, një person u vra kur një dron ukrainas goditi katër ndërtesa administrative në veriperëndim të Krimesë, thanë autoritetet e mbështetura nga Rusia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy