
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë sot Izraelin, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, anëtarët e qeverisë dhe presidentin Isaac Herzog.
Sipas raportimeve të mediave, Blinken do të shohë gjithashtu familjet e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi dhe të dërguar në Gaza.
Sips informacioneve, Blinken nesër do të takohet edhe me presidentin palestinez Abu Mazen.



