Muzhaqi prezanton Programin e Ri të Kujdesit Dentar për fëmijët në shkolla

Muzhaqi prezanton Programin e Ri të Kujdesit Dentar për fëmijët në shkolla

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi së bashkëu me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministren e Arsimit e Sportit, Evis Kushi, kanë prezantuar ditën e sotme Programin e Ri të Kujdesit Dentar për fëmijët në shkolla.

Prezantimin e këtij programi ministret e bënë në shkollën “Jeronim De Rada”. Muzhaqi tha gjatë këtij prezantimi se qëllimi  i ëktij projekti është t’iu plotësojmë nxënësve nevojat e tyre bazike, duke e konvertuar shkollën në një mjedis ku jo vetëm mësohet por edhe ofrohet përkujdes në shëndetin e tyre.

Jam e bindur që kjo punë fantastike që Ministria e Shëndetësisë ka bërë me përmirësimin dhe krijimin e këtyre laboratorëve dentarë me një cilësi kaq të lartë, do iu mundësojë fëmijëve të marrin përkujdes cilësor dentar.

Në shtator do ta zhvillojmë më tej konceptin e shkollave si qendër komunitare. Kjo me krijimin e kurseve të veçanta që të rinjtë do t’i ndjekin falas, në ambientet e shkollës, me një ekip të mirë profesionistësh.

Me fillimin e vitit të ri shkollor, ne do të investojmë në 100 laboratorë teknologjikë për t’iu ofruar të rinjve dhe fëmijëve mundësi jo vetëm në kujdesin shëndetësor por edhe në zhvillimin e aftësive të tyre në fushën e teknologjisë.

Programi i ri i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për Fëmijët është një investim i Ministrisë së Shëndetësisë  e cila ka mundësuar 10 kabinete të reja dentare për shkollat e Tiranës.

Duke iu ofruar fëmijëve të grupmoshës 6-14 vjeç përkujdes cilësor dentar, depistimin periodik, edukim shëndetësor për ruajtjen dhe kujdesin e dhëmbëve si dhe shërbime konkrete, si fluorizimi, pastrimi i gurëzave si dhe trajtimet urgjente apo mjekimet e patologjive të indeve të buta.

Më shumë se 11 mijë nxënës në këto 10 shkolla të kryeqytetit do të jenë përfituesit e parë të këtij shërbimi, për t’u shtrirë më pas në gjithë vendin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy