Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi në fshatin Gorre të Fushë-Kuqes, banesën e kishte kthyer në bazë furnizimi për grupet kriminale.
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve në MCN Tv se nëse ngjarja trajtohet në mënyrën e duhur nga autoritetet do të zbardhjen vrasjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri vitin e fundit.
Më tej, Bregu tha se në dijeninë e tij me gjurmët dhe ADN që janë gjetur mund të zbardhet një mori e madhe krimesh të ndodhura në vitet e fundit.
Po ta shohësh personin në fjalë, banon në një apartament që të lë një shije sikur është një njeri i varfër. Në fakt ky është personazhi që lidh të gjitha krimet në zonën konkrete. Ai mund të jetë fajtor për krimet më të rënda, pa dashur ose duke kontribuar në mënyrën e tij me vlera të vogla.
Këtu lidhen një pjesë e madhe e krimeve të ndodhura në vitin e fundit në zonë. Për mua nëse ky aksion ose personazhi në fjalë do të trajtohej në mënyrën e duhur nga prokurorët do dilnim në zbardhjen e vrasjeve më të rënda të ndodhura në Shqipëri gjatë vitit të fundit.
Mund ta marrim si personazh që duket nga veshja dhe mënyra si jeton që nuk është ai që paraqitet në aureolën e krimit në vend, por aty përputhen të gjitha historitë e krimit.
Ai di gjithçka. Ai është baza e çdo nisje në një krim. Ai nuk është ekzekutor fizik, por është ekzekutor që krijon kushtet dhe mjetet e favorshme për të kryer krimin, ai mbase nuk e ka ditur se kush do të ekzekutohet, por e ka ditur se do ekzekutohej një person. Mund të zbulohen një pjesë e madhe e krimeve në vend.
Ai ofron çdo gjë, pa e ditur se çfarë krimi do kryesh.
Në informacionet e mia, me gjurmët dhe ADN që janë gjetur mund të zbardhet një mori e madhe krimesh të ndodhura në vitet e fundit.
Ky është një ofrues, mekanizmi i fundit para se të kryesh një krim. Nuk është personi që vjedh automjete, targa automjetesh, apo personi që mund të sigurojë një bombë, nuk e lidh ky bombën, por blen një bombë dhe ia shet një skuadre vrasëse.
Eksploziv gjendet kollaj në Shqipëri, se Shqipëria nuk ka kontroll mbi guroret. Guroret janë ato e kanë të drejtën me licencë të mbledhin tritol apo C4 në çdo moment.



