Athina nën pushtetin e flakëve, qytetarët këshillohen të mos dalin nga shtëpitë

Athina nën pushtetin e flakëve, qytetarët këshillohen të mos dalin nga shtëpitë

Qytetarët në Athinë janë këshilluar që të qëndrojnë brenda në shtëpi, ndërsa zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarret që kanë përfshirë pyjet në periferi të kryeqytetit.

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë tha të mërkurën se shpresonte të vinte nën kontroll zjarrin në periferitë e Athinës, ndërsa më shumë se 500 zjarrfikës ndodheshin në terren.

Ata u ndihmuan nga nëntë helikopterë, pesë avionë, policia dhe ushtria.

"Ishte një natë jashtëzakonisht e vështirë," tha Shefi i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias ndërsa vizitoi një qendër të departamentit të zjarrfikësve në zonë të mërkurën.

Ai tha se zjarrfikësit kishin vënë nën kontroll katër fronte aktive të zjarrit brenda natës, por paralajmëroi se kishte "ende shumë punë për të bërë".

Një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve paralajmëroi se zjarri, më i madhi nga 81 zjarret që shpërthyen në Greqi nga e hëna vonë deri të martën vonë, ishte "ende i furishëm".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy