
Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Rexhep Rraja akuzohet për dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.
Rexhep Rraja u arrestua dy ditë më parë pas urdhrit të Gjykatës së Krujës, e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun.
Në një intervistë mbrëmë, 25-vjeçarja Maloku u shpreh se nuk është kërcënuar asnjëherë, ndërsa 3 denoncimet ndaj Rexhep Rrajës i ka bërë për xhelozi. Maloku tha se nuk është përdhunuar kurrë dhe se ka raport të mirë me familjen e djalit, por edhe me të.
Ndonëse ndaj Rexhep Rrajës është ngritur vetëm akuza e ‘përndjekjes’, ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se 25-vjeçarja ishte dhunuar. Vetë Xhisiela u shpreh në intervistë se plagët i kishte nga një aksident i mëparshëm.
Denoncimi në media i dhunës ndaj Malokut u bë pak ditë më pare nga kur oficeri i policies së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu. Ky i fundit akuzoi policinë për neglizhencë në lidhje me këtë rast dhe akuzoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.



