Rritja e çmimeve/ Rama: Të bashkohemi te e vërteta dhe faktet, brenda 48 orësh skenarët për përballimin e krizës

Rritja e çmimeve/ Rama: Të bashkohemi te e vërteta dhe faktet, brenda 48 orësh skenarët për përballimin e krizës

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim online me qytetarët në Facebook, në kohën kur para kryeministrisë po protestohet kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve, Rama, iu është drejtuar qytetarëve protestues.  

Për Ramën në këto momente është i rëndësishëm bashkimi te e vërteta dhe faktet.

“Ju kam ndjekur kur folëm më shifra me fakte me të vërteta”, tha ai, kur shpjegoi se Shqipëria me burimet e saj nuk e përballon dot furnizimin me naftë.

Kjo për shkak se nafta është bruto dhe e rëndë.

Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit..., por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës popullit kur foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet.

I kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet dhe komentet e tua, qysh pas konferencës kur folëm me shifra për thellimin e krizës dhe masat tonë. Çmimi i naftë rritet duke ngritur natyrshëm valën e shqetësimit. 

Problemi është te rëndësia e madhe që ka bashkimi në një situatë të tillë. Nëse do të isha në rehatinë time, nuk do të isha në këtë detyrë. Jam njeriu i fundit fare në Shqipëri që pres me qetësi rritjen e çmimeve dhe të gjitha problemet e tjera që krijohen. Kur unë paralajmërova krizë, të tjerët e quajtën sajesë. Nuk e di ku e gjejnë këtë arsye ata të cilët flasinë për lojëra. Fakti tregoi që kjo nuk ishte një lojë, kur unë fola për krizë, askush nuk e  kishte idenë. Nuk do të preket çmimi i energjisë, do ta mbrojmë këtë zotim. Kjo qeveri, jo vetëm që nuk i ka kthyer kurrizin njerëzve, por po punon për të lehtësuar hallet e njerëzve të këtij vendi. Çmimet po kërcejnë marramendshëm. Kjo qeveri nuk mund të akuzohet kurrën e kurrës për mospasjen e vëmendjes ndaj njerëzve, sidomos ndaj atyre në nevojë. 

Në deklaratën e kryeministrit nuk ka munguar ironia me thirrjen e qytetarëve “poshtë komunizmi”.

“Komunizmi ka rënë këtu e 30 vite më parë”, rikujtoi ai.

Sa i përket akuzave të protestuesve se ai është “hajdut”, Rama ka një përgjigje.

”Kush të shan pa prova ose është gati ta bëjë vetë, ose e ka bërë vetë”, u shpreh kryeministri.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk prodhon naftë për disel, por për bitum, e nëse nafta e prodhuar prej nesh do të hidhej në makinë, brenda javës ato, sipas kryeministrit, do të përfundonin për skrap.

Kur më shan hajdut, thjesht shoh një hajdut më shumë që shan se më ka mësuar Kanti kush të shan pa prova ose e ka bërë vetë, ose është gati ta bëjë vetë. Siç thash nuk janë problem as mallkimet e sharjet në situata të tilla. Problemi themelor është bashkimi te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur me kujdes reagimet tuaja, që pas konferencës për shtyp ku folëm me fakte e shifra të vërteta për thellimin e krizës dhe masat tona për mosrritjen e çmimit. Çmimi i naftës rritet duke e rritur valën e natyrshme të shqetësimit. Disa kanë bërë ironi dhe përqeshje, por për çfarë bashkimi flet, ti je sipas tyre në rehatinë tënde. Nëse do të isha në rehatinë time nuk do të isha në këtë detyrë, ku jam njeriu i fundit që i pres me qetësi rritjet e çmimeve dhe të gjitha problemet e tjera që krijohen. Apo që nuk do të rriten të ardhurat. Mbase është e nevojshme të shpjegohet se çfarë duhet të them me bashkimin. Mund të jemi të ndarë me opinionet, me si ta zgjidhim këtë e atë.

Nuk mund të kemi fakte alternative. Problemi me energjinë dhe naftën është se ne i kemi mjaftueshëm, por fajin e ka qeveria që i shet jashtë. Kjo premisë e gabuar. Nuk kemi mjaftueshëm energjinë, as kur jemi në kulmin e prodhimit. Ne nuk kemi naftë për disel apo benzin, nafta jonë është e rëndë që shitet për bitum.

Nëse nafta jonë do të futej në pompa, për një javë do i çonte për skrap makinat tona. Disa këmbëngulin në një fakt alternativ, që ne e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë sepse e vjedhin politikanët.

Ndërsa përsëriti që brenda 48 orësh do të shpalosen skenarët për përballimin e krizës, kreu i qeverisë theksoi se nuk është shteti ai që vendos dhe kontrollon çmimet.

 Unë njoh aq shumë familje shqiptare se si jetojnë njerëzit, dhe askush nuk mund të më japë leksione mua se si jetojnë njerëzit. I dëgjoj me shumë respekt dhe përgjegjësia për të udhëhequr ngrihet mbi përgjegjësi dhe fakte dhe nuk mund të drejtohet që hidh një hap dhe më pas shkohet në greminë. Përderisa nafta është një mall, dhe përderisa ku vend është në në luftë dhe lufta ka ardhur me çmimin e naftës.

Do të ndërhyjmë për të frenuar çdo tendencë spekulative dhe brenda 48 do të krijojmë një plan dhe akt normativ, një kuadër të jashtëzakonshme dhe furnizuesit e vendit do të jenë në tavolinë me qeverinë dhe marshi i fitimeve do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjitha aspektet deri te pika fundore e shitjes. Brenda javës, Brenda 48 orëve do t’ju themi konkretisht se çfarë do të bëjmë dhe se si do t’ja bëjmë me këtë situatë. Kush thotë që këta janë në një tjetër botë, flet përçart, unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata që na japin recetat e gatshme flenë, unë jo. Aq shumë shqiptarë, aq shumë kam në detaje realitetin e njerëzve sa askush nuk më jep dot leksione, unë jetoj me njerëzit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy