Arsenal e ka nisur me vrull sezonin e ri të Premier League, duke treguar se me Arteta-n synon lart. ‘Topçinjtë’ në ndeshjen hapëse kanë mposhtur 0-3 Fulham-in në derbin e Londrës, me Aubamenyg i cili ishte protagonisti kryesor me një supergol.
Po sot do të zbresë në fushë edhe Liverpool që do të luajë kundër Leeds në Anfield.
Ndërkohë po sot do të nisë edhe sezoni i ri i La Liga-s, por skuadrat e mëdha si Real Madrid dhe Barcelona nuk do të zbresin në fushë për shkak të angazhimeve të vona në Kupat e Europës. Debutimi i tyre për sezonin e ri do të jetë me datë 17 shtator.



