Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Meta: Një Shqipëri më demokratike do të jetë një kontribut i shtuar për paqen

Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Meta: Një Shqipëri më demokratike do të jetë një kontribut i shtuar për paqen

Sot në mbarë botën 21 shtatori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Paqes.

Në këtë ditë të shënuar, kreu i PL-së, Ilir Meta, thotë se kjo ditë e shënuar merr më shumë rëndësi, teksa paqja në botë është cenuar si rezultat i luftës rusë në Ukrainë.

Duke u ndalur te roli i Shqipërisë në drejtim të ruajtjes dhe paqes në rajon e më gjerë, Meta vlerëson se një Shqipëri më demokratike do të jetë një kontribut i shtuar për paqen.

Kjo ditë e shënuar këtë vit merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi paqja dhe stabiliteti u cenuan rëndë si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

Nderim dhe respekt për të gjithë ata personalitete, të cilët jetën dhe përpjekjet e tyre ja dedikuan shuarjes së konflikteve dhe luftërave të përgjakshme për të rivendosur paqen dhe për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurte për brezat e së ardhmes.

Krenar për rolin ndër vite dhe në mënyrë të pandërprerë që Shqipëria ka luajtur në drejtim të ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon e më gjerë.

Një Shqipëri më demokratike dhe e begatë do të jetë një kontribut i shtuar për paqen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy