Mitro: Ramës nuk i intereson përshpejtimi i afrimit të Shqipërisë në familjen evropiane

Mitro: Ramës nuk i intereson përshpejtimi i afrimit të Shqipërisë në familjen evropiane

Kryeredaktori i lajmeve në MCN TV, Leonard Mitro thotë se dështimi i Shqipërisë për të hapur bisedimet për 5 kapitujt e parë është me kosto për integrimin e vendit dhe vetë qeverinë pasi mund të nxisë një valë më të madhe emigrimi sesa ajo që po përballemi aktualisht.

Sipas Mitros, ka vullnet të Tiranës zyrtare për të ecur në një marrëdhënie të tensionuar me Greqinë për arsye që kryeministri Rama i di më mirë se kushdo tjetër.

Kjo që ka ndodhur është me kosto për integrimin e vendit dhe me kosto për vetë qeverinë shqiptare sepse mund të nxisë një valë të re edhe më të madhe emigrimi, një zvarritje e procesit pa fund dhe për aq kohë sa nuk shohim sinjale të zgjidhjes së situatës pikëpyetjet janë edhe më të mëdha.

Qoftë nga qëndrimi i kryeministrit, qoftë edhe nga ato që thonë mediat e vendit fqinj dhe deklaratat e bëra në samitin e BE-së, sinjale për një zgjidhje të shpejtë të kësaj situate nuk duket të ketë.

Nëse Rama në konferencën e pak minutave më parë foli për një situatë jo fort të qartë brenda vetë unionit për zgjerimin, nga Athina vijnë mesazhe se qeveria greke, nga kryeministri Mitsotakis është i bindur në qëndrimin e tij për t’i thonë “jo” Shqipërisë në hapat e integrimit, nëse nuk shihet asnjë përparim, qoftë edhe i vogël në atë që thuhet mundësi e kufizuar për Belerin që të betohet.

Në këtë kuptim në rrugën e Shqipërisë janë 37 “jo” që Greqia mund t’i vendosë procesit të anëtarësimit. Nëse do të kishte vullnet politik për të ecur përpara në çështjen e integrimin dhe në hapjen e 5 kapitujve të parë mund të gjendej një zgjidhje. Por ajo që shohim në prapaskenë dhe po të lexojmë me kujdes se çfarë ndodh përreth qeverisë, lëvizjet dhe qëndrimet që ka bërë presidenti i Republikës  në raport me Greqinë, mund të lexojmë një qasje të ndryshme nga ajo që ka pasur Shqipëria në raport me një vend strategjik si Greqia. Presidenti i Republikës para disa kohësh ka folur për marrëdhënie reciprociteti me Greqinë, është hera e parë që artikulohet një term i tillë në raport me marrëdhëniet me Greqinë, që duhet thënë që kemi disa çështje të mbetura pezull, një nga to dhe kufiri detar.

Dhe për këtë çështje Begaj ka thënë që po pret një analizë të ekspertëve për të dhënë mandatin e tij për ngritjen e grupit negociator, po duket se presidenti edhe këtë çështje e ka futur në sirtar.

Ka vullnet të Tiranës zyrtare për të ecur në një marrëdhënie të tensionuar me Greqinë për arsye që Rama i di më mirë se kushdo tjetër, pavarësisht marrëdhënieve që ai u përpoq të tregonte gjatë fushatës me homologun e tij. Deri diku ai arriti ta përdore gjatë fushatës, duke shkuar në Dervican, duke folur për një partneritet të fortë. Nuk ka sinjale për ta zgjidhur situatën shpejt.

Më tej Mitro tha se nuk beson se Ramës intereson përshpejtimi i afrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Shqiptarët kanë mbërritur në BE, pa pritur t’i çojë Rama apo Berisha. Në 2013 kemi prapë të njëjtët protagonistë. Po të rikthehemi në vitin Rama atëherë ishte lideri i opozitës, vonoi për disa muaj marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë me bllokimin e famshëm të mosvotimit të 3 ligjeve në parlament. Nuk besoj që klasës politike dhe në veçanti Ramës intereson përshpejtimi i afrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, kjo për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të kenë mundësi të barabarta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy