Plani 800 mld euro për riarmatim, Beqiraj: Komuniteti europian nuk nxjerr dot një bond të vetin. Mënyra si do funksionojë ka më shumë rëndësi

Plani 800 mld euro për riarmatim, Beqiraj: Komuniteti europian nuk nxjerr dot një bond të vetin. Mënyra si do funksionojë ka më shumë rëndësi

Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave tha gjatë një interviste me Mustafa Nanon në “Arnautistan” se plani prej 800 miliardë eurosh për riarmatimin e Europës duket bukur në koncept, por ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra si do të funksionojë.

Sipas Beqirajt, komuniteti europian nuk nxjerr dot një bond të vetin dhe mbetet pikëpyetje se cili do të jetë mekanizmi se si do të gjendet këto para.

Komuniteti europian nuk nxjerr dot një bond të vetin, një borxh të vetin, një borxh të komunitetin. Ose duhet ta marrin vendet secili për vete, gjë për të cilën nuk bie dakord. Italia tha jo se e ka borxhin 130%,Gjermani është i vetmi vend që e ka borxhin 62% dhe e vetmja mundësi për t’u bërë është nëse Europa do të kalojë në një qeveri federale. A do jetë gati Europa ta bëjë?

830 miliardë, 850 miliardë duket shumë e bukur, por mënyra si do të funksionojë ka më shumë rëndësi sesa ku do të shkojë dhe si. Nëse shkon për armë kuptohet që do shkojë e gjitha në xhepat e amerikanëve. Nëse ata do të mendojnë për një plan afatgjatë për të rritur industrinë dhe industria shkon direkt me ushtrinë. Inovacioni fillon me ushtrinë.

Duke rivitalizuar konceptin e të qenurit autonom për nga siguria ushtarake e ndihmon industrinë, por ajo që mbetet prapë është cili do të jetë mekanizmi me të cilin do të gjendet këto para dhe si Europa do të behet bashkë për ta bërë këtë jo në mënyrë të veçantë por në mënyrë të përbashkët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy