
Ranë në pranga tre personat të cilët dje pas një sherri në Peshkopi, goditën një efektiv policie duke i shkaktuar plagë.
Të arrestuarit janë: D.S., 52 vjeç; A. Sh., 36 vjeç dhe M. A., 45 vjeç, banues në Peshkopi.
Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin M. K., 64 vjeç ( punonjës policie), i cili ka qenë duke hyrë në banesën e tij.
Polici, M. K., në kushtet e vetëmbrojtjes, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.



