1.3 ton drogë në Kavajë, Krimet e Rënda kërkojnë burg për 5 persona

1.3 ton drogë në Kavajë, Krimet e Rënda kërkojnë burg për 5 persona

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen e 1.3 tonëve të drogës që u kapën në Kavajë një vit më parë.

Prokuroria kërkon burg për 5 personat e përfshirë në trafikun e sasisë së madhe të kanabisit, e cila u gjend në korrik të vitit 2017 në dy automjete. 

Droga po transportohej drejt plazhit të Gjeneralit, që më pas të nisej për në Itali. Gjatë momenteve të transportimit, policia ka ndërhyrë në arrestimin e personave të përfshirë në trafik. 

Lënda narkotike u gjend në dy mjete, një furgon dhe një fuoristradë e tipit Land Rover (konkretisht, 1 ton u gjet në furgon dhe 350 kg në mjetin fuoristradë). 

Pavarësisht se personat që po transportonin drogën u larguan, më tutje policia arriti t’I prangosë.

Këtë të hënë, prokuroria kërkon burg për këto 5 persona:

"Me datë 08 korrik 2018, Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal të vitit 2017 (për ngjarjen e 14 korrikut 2017) rreth orës 02:20, në fshatin Bago, Kavajë, në ngarkim të të pandehurve:

1.    Joni Sadikaj, lindur dhe banues në Tepelenë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

2.    Kejvi Hajdari, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

3.    Nertil Shehu, lindur dhe banues në Vlorë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

4.    Roland Hysenbelliu, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

5.    Skerdi Sina, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal", thuhet në njoftimin e prokurorisë .

Në përfundim të hetimeve, në vlerësimin tërësor të provave të grumbulluara organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se këta persona kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të lëndës narkotike në sasinë prej 1359.1 kg trafikim ky i cili nuk është realizuar si rezultat i ndërhyrjes të shërbimeve të policisë Kavajë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy