Tre viktima dhe 131 të infektuar brenda 24 orëve në vend

Tre viktima dhe 131 të infektuar brenda 24 orëve në vend

Tre viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipwri.

Ndërkohë në spitalet COVID po trajtohen 189 pacientë nga të cilët 16 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, 

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. 

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19", njofton Ministria e Shëndetësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy