Vettingu/ Gjyqtarët dhe prokurorët në sitën e Hipotekave, u verifikohen pronat

Vettingu/ Gjyqtarët dhe prokurorët në sitën e Hipotekave, u verifikohen pronat

Ka arritur në rreth 2,200 numri i dosjeve që po shqyrtohen aktualisht nga hipotekat në kuadrin e Vettingu-t.

Televizioni Scan ka mësuar se dy grupe pune po punojnë aktualisht për të rishqyrtuar fizikisht dosjet e më shumë se 700 gjyqtarëve e prokurorëve dhe rreth 1,500 familjarëve apo personave të lidhur me ta.

Shqyrtimi aktual konsiston në verifikimin manual të tre lloj të dhënash kadastrale. Kjo pasi vetëm një pjesë e vogël e pronave verifikohen lehtësisht në mënyrë elektronike. Pjesa tjetër është e dixhitalizuar, por informacioni nuk është ngarkuar në sistemin kadastral elektronik.

Ndërkohë që ekzistojnë ende një numër pasurish të paluajtshme të cilat nuk janë dixhitalizuar dhe shqyrtimi i tyre mund të bëhet vetëm fizikisht. Por nuk mungojnë as dyshimet se në raste të caktuar punonjës të hipotekave kanë fshehur qëllimisht dosje gjyqtarësh e prokurorësh për t’i shpëtuar procesit të Vettingut.

Shqyrtimi i secilës dosje në këto kategori bëhet nga një grup prej dy specialistësh, të cilët zbardhin nëse ka mospërputhje mes pasurive për çdo dosje. Është mësuar se dy grupet do të punojë për zbardhjen e pronave të gjyqtarëve e prokurorëve gjithashtu edhe në fundjavë.

Procesi i Vetingut parashikon zbardhjen e pasurive reale të të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve. Rezultati i verifikimit fizik të dosjeve do të krahasohet me të dhënat që kanë paraqitur në ILDKPI gjyqtarët e prokurorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy